Presidenti feston Fitër Bajramin mes besimtarëve në Golem, uron shqiptarët: Gëzim dhe çdo të mirë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, festoi Fitër Bajramin në Golem mes besimtarëve myslimanë, nga ku përcolli urimet për të gjithë shqiptarët. “Zgjodha të jem në Golem, në këtë xhami të mrekullueshme, për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!” – deklaroi Presidenti i Republikës gjatë vizitës në xhaminë e Golemit. Kreu i Shtetit theksoi se vlerat që mbart muaji i Ramazanit, si: përkushtimi, vetëpërmbajtja dhe sakrifica, duhet të jenë pjesë e jetës së secilit, në çdo kohë dhe për çdo brez. “Vlerat që mbart Ramazani nuk duhet të na shoqërojnë vetëm gjatë këtij muaji. Ato duhet të jenë tonat dhe të na udhëheqin gjatë gjithë ditëve të vitit dhe përgjatë gjithë jetës sonë”, – u shpreh Presidenti Begaj. Kreu i Shtetit uroi për...
Burimi:
vizionplus.tv