Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Andreas Schieder, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, në kuadër të misionit faktmbledhës përpara prezantimit të draft-raportit në Komisionin për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e qëndrueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, duke e cilësuar atë thelbësor për ruajtjen e besueshmërisë dhe momentumin e integrimit të Shqipërisë. Presidenti i Republikës i paraqiti reporterit pikëpamjet e tij lidhur me zhvillimet aktuale, progresin e reformave dhe hapat konkrete drejt integrimit. Presidenti Begaj shprehu besimin se rezoluta e ardhshme e Parlamentit Evropian mbi raportin e progresit 2025 do të pasqyrojë në mënyrë objektive arritjet dhe sfidat e mbetura, duke rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave...