Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Gjeneral Luciano Portolano, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë. Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e vyer të Italisë në procesin e integrimit Euroatlantik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në transformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare përmes edukimit, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse. Presidenti i Republikës vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së, ku trupat shqiptare dhe italiane kanë shërbyer së bashku në operacione në Afganistan, Kosovë, Letoni, Bullgari dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për kontributin Italisë dhe për mbështetjen e dhënë ndaj trupave...
Burimi:
javanews.al