Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar në përvjetorin e 27-të të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit të Slobodan Milosheviçit. Në një mesazh në platformën “X”, Kreu i Shtetit e cilësoi ndërhyrjen si një operacion që solli fundin e një regjimi shtypës dhe kontribuoi në lirinë e Kosovës, si dhe në paqen që, sipas tij, gëzon sot rajoni. Begaj theksoi se kjo ndërhyrje mbetet një moment i rëndësishëm historik për Ballkanin, duke nënvizuar ndikimin e saj në stabilitetin e zonës. Presidenti shprehu mirënjohjen e Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të NATO-s për rolin e tyre në këtë proces. “Shqipëria mbetet sot dhe gjithmonë thellësisht mirënjohëse ndaj SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s”, thuhet në reagimin e tij. Today marks the 27th...