Presidenti Begaj në Tetovë: Universiteti, nga histori rezistence drejt standardeve më të larta
Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Universitetin e Tetovës, ku vlerësoi rolin e këtij institucioni në hapësirën shqipfolëse dhe në formimin e elitave të reja akademike dhe profesionale. Gjatë fjalës para pedagogëve dhe studentëve, ai theksoi se arsimimi në shqip është një çështje cilësie dhe bashkëpunimi, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të partneriteteve mes universiteteve shqiptare përmes shkëmbimeve studentore dhe projekteve të përbashkëta kërkimore. Presidenti Begaj e cilësoi Universitetin e Tetovës si një institucion të ndërtuar mbi rezistencën dhe sakrificën, duke kujtuar rrugëtimin e tij drejt legalizimit pas Marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij, sfida e radhës për universitetin mbetet forcimi i autonomisë reale, të cilën e përkufizoi si kusht për dinjitetin dhe zhvillimin institucional. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit theksoi...
Burimi:
vizionplus.tv