Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shtroi një iftar për gazetarët dhe punonjësit e medias që agjërojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke përcjellë mesazhe të forta mbi rolin dhe përgjegjësinë e medias në shoqëri. Në fjalën e tij, kreu i shtetit theksoi se përtej lajmeve të përditshme dhe agjendave zyrtare, ajo që bashkon shoqërinë janë vlerat universale si përulësia dhe respekti për të vërtetën. Ai e cilësoi Ramazanin si një periudhë reflektimi, përmbajtjeje dhe vetëkontrolli, duke nënvizuar se njeriu matet nga veprat dhe aftësia për vetëpërmbajtje. Begaj ndaloi edhe te rëndësia simbolike e Natës së Kadrit, duke e përshkruar si një moment që na kujton vlerën e sinqeritetit dhe reflektimit, ndërsa e lidhi këtë mesazh edhe me misionin e gazetarëve. “Gazetaria, në kulmin e...