President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka uruar Albin Kurtin për fitoren e tij nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë. Përmes një postimi në rrjete sociale, President Begaj shpreh urimin që këyo zgjedhje të shndërrohen në përgjegjësi institucionale dhe drejtimin për një të ardhme evropiane për qytetarët e Kosovës. “Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane“, shkruan Begaj në rrjete sociale.