Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Presidenca e re e BE-së sinjalizon hap të ri për Shqipërinë
Shqipëria mund të kalojë në një fazë të re të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse gjatë gjashtë muajve të ardhshëm demonstron progresin e nevojshëm në reformat themelore, deklaroi zëvendës ministrja e Qipros për Çështjet Evropiane, Marilena Rauna.Në një deklaratë me shkrim, pak ditë përpara se Qiproja të marrë Presidencën e Këshillit të BE-së, Rauna theksoi se presidenca qipriote do të kontribuojë aktivisht në avancimin e procesit të zgjerimit, ku Ballkani Perëndimor mbetet një prioritet kyç.“Me kusht që Shqipëria të demonstrojë progresin e nevojshëm në fushat themelore, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, Qiproja do të kontribuojë në kalimin në fazën tjetër të rëndësishme të procesit të anëtarësimit të vendit”, thuhet në deklaratë.Zëvendës ministrja qipriote theksoi se perspektiva e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor...