“Premtimi për rritje pagash, mashtrim”/ Arsimi, Xhixho akuza të rënda: Sistemi në kolaps, qeveria të mbajë përgjegjësi

“Premtimi për rritje pagash, mashtrim”/ Arsimi, Xhixho akuza të rënda: Sistemi në kolaps, qeveria të mbajë përgjegjësi

Zv. presidentja e Partisë Demokratike, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale denoncon situatën alarmante të arsimit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një emergjencë kombëtare. Sipas saj, 60% e nxënësve janë analfabetë funksionalë, rezultatet e testimeve PISA rendisin Shqipërinë ndër vendet më të fundit, ndërsa shkollat po zbrazën me ritme shqetësuese në vetëm pesë vite janë humbur mbi 115 mijë nxënës. Xhixho kritikoi qeverinë për uljen e pagave të 11 172 mësuesve përmes VKM-së nr. 425, duke shkelur të drejta të fituara dhe duke krijuar një diskriminim të padrejtë, ndërkohë që premtimi për rritje pagash është kthyer në mashtrim. Në mbështetje të kërkesës së mësuesve për paga të denja, Xhixho i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryeministrit dhe ministres së Arsimit, duke...