Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Nga nafta e energjia, te tregtia dhe tregjet e kapitalit, bashkë me kriptomonedhat, konflikti në Lindjen e Mesme po përcjell efekte të drejtpërdrejta e të tërthorta në tregjet globale. Me Iranin që mbylli ngushticën e Hormuzit pas sulmeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimi i naftës së papërpunuar bruto në tregje po rritet. Nga rreth 65 dollarë më 25 shkurt, një fuçi naftë po kushton më shumë se 67 dollarë. “Pamë një rritje me 2 dollarë në pak orë. kjo edhe si pasojë  spekulimeve. Gjykoj se nuk do të zgjasë shumë kjo luhatje”, theksoi Maksim Caslli, ekspert i tregjeve të investimeve. Me frikën gati në panik për një “krizë globale” në horizont, nga Azia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshirë Europën, tregjet...