Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala zbulon detaje nga mbledhja: Gjykata Kushtetuese pritet të..
Sot në orën 11:00 është mbledhur Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar çështjen e pezullimit nga detyra të zv/kreut të qeverisë dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas vendimit të GJKKO që e hoqi nga detyra si masë sigurie. Kjo është mbledhja e tretë lidhur me çështjen e Ballukut, ku sipas gazetares Klodiana Lala pritet të ketë një vendim përfundimtar në lidhje me pezullimin apo jo nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë dalë nga Dhoma e Këshillimit vetëm për pak minuta për të konsumuar vaktin e drekës dhe më pas janë rikthyer, ndërsa burime nga gjykata bëjnë me dije se vendimi pritet të merret gjatë ditës së sotme. Në këtë proces, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka depozituar në Kushtetuese kërkesë...
Burimi:
sot.com.al