“Prej 13 vitesh dëgjojmë ‘burg’ për qytetarët”, deputetja publikon videon me deklaratat e Ramës:S’ka barazi para ligjit
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka publikuar një video me deklaratat e Ramës, i cili prej 13 vitesh kërcënon me burg qytetarët, ndërsa për zyrtarët e korruptuar ofron mbrojtje politike. Me anë të një postimi, Xhixho thotë se kjo nuk është drejtësi, por tregon qartë se në këtë vend ende nuk ka barazi para ligjit. “Prej 13 vitesh dëgjojmë “burg, burg, burg” për qytetarët e zakonshëm. Por kur bëhet fjalë për zyrtarët e lartë dhe të korruptuar, papritur masa qenka shumë e rëndë. Për qytetarët burg, për zyrtarët e korruptuar mbrojtje politike. Kjo nuk është drejtësi. Kjo tregon qartë se në këtë vend ende nuk ka barazi para ligjit”, shkruan Xhixho.
Burimi:
sot.com.al