Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Preç Zogaj rrëfehet për 8 Dhjetorin 1990: Studentët nuk u dhanë kohë manovrave të regjimit, 7 prej tyre…
Përpjekjet e Ramiz Alisë për të bindur shqiptarët me disa ndryshime si lejimi i veprimtarive të vogla tregtare, dhënia e pasaportave apo bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në nuk i ndalën të rinjtë, që nuk kërkon ndryshim fasade, por këmbëngulnin të shkulnin nga rrënjët diktaturën. Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, ndërsa rrugës iu bashkuan qindra të tjerë. Një ditë më pas, u dërguan kërkesat presidentit Ramiz Alia. Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj, gjatë intervistës për “Exclusive” thotë se Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990 imponoi pluralizmin politik dhe rrëzoi projektin e zgjedhjeve me shumë kandidatë si një fasadë, duke shënuar fillimin e një...