Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare
Demokratët dhe aleatët e tyre historikë pranuan iniciativën për të marrë pjesë në nismën për bashkimin e opozitës, ndërmarrë nga Ermal Hasimja. Ky i fundit njoftoi pas takimit që zhvilloi në selinë blu, se tryeza e dialogut do të mbahet nga përfaqësues të nivelit të dytë të partive, duke shmangur kështu prezencën e kryetarëve, kërkesë kjo e Adriatik Lapajt. Ermal Hasimja vijoi takimet politike me përfaqësues të subjekteve opozitare, me synimin për t’i dhënë jetë nismës së tij, për bashkimin e një fronti unik përballë mazhorancës së Edi Ramës. Të premten ishte në selinë e PD, ku duket se gjeti dakordësinë e njerëzve të Berishës dhe aleatëve të tij tradicionalë. Më pas edhe kryedemokrati konfirmoi se mirëpriste iniciativën, pa vendosur kushte. Për numrin dy të...
Burimi:
javanews.al