Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Me një vendim të kryetarit Sokol Sadushi, Gjykata e Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e praktikës së njësuar të deritanishme për masat e sigurisë, i zbatuar që prej një dekade e gjysmë në Shqipëri, që prej vendimit unifikues nr. 7 të datës 14 tetor 2011. Pikërisht rregullat procedurale të vendosura në këtë vendim synohet të ndryshohen pas kësaj nisme, e cila ka si qëllim kufizimin e dhënies pa kriter të masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Ish-deputeti i PS, Plarent Ndreca, teksa përshëndeti këtë nismë në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, tha se Shqipëria ka marrë kritika të forta në BE për numrin e lartë të të paraburgosurve. “Nga çdo drejtim i mundshëm vijnë kritika për çështjen e masave të...