Pr. rezoluta për Iranin, karriget e opozitës pothuajse bosh, dy deputetë i qëndrojnë larg bojkotit

Pr. rezoluta për Iranin, karriget e opozitës pothuajse bosh, dy deputetë i qëndrojnë larg bojkotit

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, pas Konferencës së Kryetarëve që miratoi përfshirjen në rend dite të pr.rezolutës së PS për shpalljen e Iranit shtet terrorist. Siç kishte paralajmëruar, opozita nuk ndodhet në Kuvend pasi ka bojkotuar seancën duke thënë se pr.rezoluta nuk është e përfshirë në rendin e ditës. Në sallën e parlamentit, karriget e opozitës janë pothuajse të gjitha bosh, përveç atyre të Redi Muçit e Erald Kaprit.