Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me projektligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, i cili i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim. Sipas KASH, projektligji nuk ka pësuar asnjë ndryshim që nga varianti i parë i hartuar dy vite më parë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke mos marrë parasysh sugjerimet e dhëna nga Këshilli dhe aktorë të tjerë gjatë konsultimeve publike. “Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) mëson se projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm, i përpiluar rreth dy vite më parë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), i është përcjellë për të disatën herë Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim në komisionet përkatëse dhe për miratim të mëpasshëm në seancë...
Burimi:
javanews.al