PPE, mision në Tiranë për zgjedhjet, Berisha: Presim rekomandime dhe mbështetje për standartin e votimeve
Partia Popullore Evropiane, grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian, ka mbërritur në Shqipëri për një mision faktmbledhës në lidhje me standardet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit të vitit të kaluar. Delegacioni drejtohet nga sekretarja e përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane, Dolors Montserrat, dhe për më shumë se dy orë ata qëndruan në selinë e Partisë Demokratike, ku diskutuan me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, deputetët dhe të zgjedhurit e PD-së në pushtetin vendor për problematikën e zgjedhjeve në Shqipëri. Në përfundim të takimit, Sali Berisha preferoi të mos japë detaje për bisedimet, por sqaroi se standardet e zgjedhjeve dominuan bisedën. “Nga ky mision i rëndësishëm presim një përpjekje të re të madhe. Njëherë presim rekomandime, sepse këta vijnë për të na bërë...
Burimi:
vizionplus.tv