Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Potesta e opozitës/ Noka: Duhet qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga protesta e opozitës e mbajtur dje para Kryeministrisë. Noka shprehet se revolta qytetare ka nisur, ndërsa shton më tej se opozita kërkon qeveri teknike që shqiptarët të votojnë të lirë. Postimi i plotë: Dje treguam se nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit dhe uniformave të tyre. Revolta qytetare po merr vrull dhe opozita e dha një paralajmërim. Kërkojmë qeveri teknike për të shpëtuar Shqipërinë, që të ndërmerret një reformë që garanton shqiptarët se mund të zgjedhin lirisht qeverinë që duan Kjo e Ramës nuk e mundëson, sepse është qeveri me Ergys Agasin ministër shteti të marrëdhënieve me krimin.