Porto Romano, Rama: Vital për Korridorin VIII, gati planin agresiv për të filluar ndërtimin e portit
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim” është ndalur edhe në projektin për Portin e ri të Porto Romanos. Ai e ka cilësuar si një iniciativë strategjike rajonale dhe europiane, ndërsa theksoi se projekti nuk është thjesht infrastrukturor, por ka për qëllim riorganizimin e rrjetit portual të vendit, transformimin urban të Durrësit dhe forcimin e kapaciteteve logjistike dhe gjeopolitike të Shqipërisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe NATO-s. “Kam një shënim të veçantë për sa i përket një çështje që ka marrë vëmendje mediatike dhe që, si të gjitha çështjet e tjera të kësaj bote, kur marrin vëmendje mediatike në kohën që jetojmë mbulohen nga një mjegull e madhe marrëzish, fantazish, budallallëqesh, ligësish dhe me një fjalë të vetme, dezinformimi....
Burimi:
vizionplus.tv