Porti Durrësit, Balluku dhe lufta ndaj drejtësisë acarojnë BE me Ramën, dalin detajet e forta nga mbledhja në Bruksel

Porti Durrësit, Balluku dhe lufta ndaj drejtësisë acarojnë BE me Ramën, dalin detajet e forta nga mbledhja në Bruksel

Ajo që Gazeta Sot raportoi në artikullin e kaluar si ultimatum i Bashkimit Evropian ndaj Edi Ramës për çështjen Balluku, sot nuk është më thjesht një paralajmërim diplomatik. Prapaskenat e mbledhjeve të zhvilluara në Bruksel tregojnë se dosja penale ndaj zv/kryeministres ka kaluar në nivel alarmi për institucionet e BE-së, duke nxjerrë në dritë presione politike, ndërhyrje direkte të Kryeministrisë dhe një krizë besimi që po e shtyn procesin e integrimit drejt një bllokimi të ri. Prapaskenat Edi Rama është alarmuar nga një mbledhje të premten e datës 30 Janar në ndërtesën Justus Lipsius në Bruksel për një takim të Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE, një forum teknik i Këshillit të BE ku përfaqësuesit e shteteve anëtare diskutojnë...