Portet turistike pa garë, PS: Projektligji synon t’i përgjigjet bumit turistik
Nëse një port turistik është pjesë e një investimi strategjik, socialistët propozojnë që ai të mos i nënshtrohet më garës dhe procedurës koncesionare, por të realizohet nga vetë subjekti investues. “Ky ligj është vetëm për investimet strategjike që në tërësinë dhe përbërjen e tyre kanë edhe portin turistik. Nëse porti turistik do të ndërtohet si një projekt më vete, do t’i nënshtrohet garës konkurruese”, tha Zamira Sinaj, deputete e PS Propozuesja Zamira Sinaj shpjegon pse është i nevojshëm ky ndryshim ligjor. “Ky ndryshim është paksa i vonuar. Shqipëria ka një bum turistik, por ama ekonomia detare ka ecur me ritme të ngadalta. Shumë operatorë marrin pasagjerët me skafe dhe barka, pa pasur një vend ankorimi, kjo është kthyer edhe në burim aksidentesh. Në këtë kuadër...
Burimi:
vizionplus.tv