Politika ‘harron’ festat dhe pushimet, nesër mblidhet Asambleja e PS, opozita të dielën mban protestë

Politika ‘harron’ festat dhe pushimet, nesër mblidhet Asambleja e PS, opozita të dielën mban protestë

Kjo fundjavë festash dhe pushimi për qytetarët nuk pritet të jetë e tille për politikën e vendit. Dy forcat kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitete të rëndësishme që rikthejnë vëmendjen te zhvillimet e brendshme dhe përplasjet në terren. Paraditen e së shtunës, Partia Socialiste mbledh në Lalëz Asamblenë Kombëtare, ku në fokus do të jetë organizimi i brendshëm i partisë dhe ristrukturimi i saj në prag të sfidave të ardhshme politike. Në Asamblenë socialiste do të diskutohet mbi zgjedhjet e reja në strukturat drejtuese të degëve të kësaj force politike, si dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor. Ndërkohë, të dielën pasdite, në ditën e Sulltan Novruzit, Partia Demokratike pritet të zbresë sërish në shesh me një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke sinjalizuar vijimin...