Politika e re amerikane, ish-ambasadori Bimo: Ja interesat gjeopolitike që Trump kërkon aneksimin e Groenlandës
Ish-ambasadori Roland Bimo tha se politika botërore po përballet mes dy sistemeve, globalistët, që kanë dominuar skenën ndërkombëtare, dhe sovranistët, ku bën pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump. “Sot kemi të bëjmë me një shpalosje të dy sistemeve të qeverisjes botërore. Nga njëra anë janë globalistët që kanë dominuar situatën ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër janë sovranistët, siç është Trump. Problemi është se Perëndimi në tërësi ka humbur influencën për të thënë të vërtetën, pasi krizat që po kalon janë institucionale. Është sistemi politik që prodhon të gjitha këto kriza në botë, dhe SHBA ndërhyn jo vetëm për të shkaktuar luftëra, por edhe për të zgjidhur konflikte”, tha Bimo. Në emisionin “3D” në RTSH, Bimo u ndal te interesat strategjike të SHBA për Groenlandën, por...
Burimi:
javanews.al