Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Në përgjigjen kthyer PD-së, Policia e Tiranës tha se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit të opozitës, por do të ketë masa pasi ka informacione se mund të ketë dhunë. I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi këtë “një akt provokacioni të rëndë” të Policisë së Shtetit, duke u shprehur se protesta do të jetë paqësore. “Komenti ynë është ky narko-policia të kryejë detyrat se zyrtarët po arratisen, po ia mbathin si minjtë. Çfarë mendoni ju se është arratisur vetëm Agasi? Janë arratisur dhjetëra të tjerë. I bëj thirrje organit të akuzës të bllokojë provizorisht të gjithë pasaportat e zyrtarëve që kanë dosje në SPAK. Ia mbathi Agaçi, ia mbathi Agasi, drejtorë që s’ia di emrat....