Policia e Tiranës nuk jep leje për protestën e PD, ministrja Koçiu: Autorët e dhunës do të përgjigjen para ligjit
Policia e Tiranës nuk ka dhënë leje Partisë Demokratike për zhvillimin e protestës së saj kombëtare, duke u bazuar në faktin se në dy tubimet e kaluara pati dhunë ndaj efektivëve. Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, komentoi se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është kushtetuese, ndërsa paralajmëroi se çdo akt i dhunshëm do të ndiqet ligjërisht. “Protesta është e drejtë kushtetuese, për të protestuar në mënyrën paqësore. Policia e shtetit nuk e ka miratuar zhvillim e protestës së sotme, kjo është një procedurë, e cila është e lidhur me dy protestat e kaluar duke marrë në konsideratë veprimet e dhunshme në dy protestat e kaluara. Policia e Shtetit ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë dhe është e angazhuar maksimalisht. Si...
Burimi:
vizionplus.tv