Polemika për ministrat, Bushati: Fevziu të nxjerrë faktet ose i bën shërbim Ramës
Duke komentuar debatin online mes moderatorit Blendi Fevziu dhe kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së ministrat lënë kronikat e gatshme dhe ikin gjatë fundjavave me pushime, analisti Andi Bushati u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se Fevziu duhet të nxjerrë faktet, ndryshe i bën shërbim Ramës. Ndërsa Ergys Mërtiri u shpreh se Rama këtë shfrytëzon, duke u marrë me muhabete kot për të spostuar vëmendjen. Biseda Bushati: Duhet të nxjerrë faktet Fevziu, sepse tha se shtatë ministra prodhojnë kronika pa qenë në punë. Rama tha se kanë qenë në punë s’kanë bërë kronika false. Ta godasësh Ramën me fakte të paqena është t’i bësh nderinë më të madh. Fevziu të nxjerrë faktet dhe debati mbyllet, jo hidh e prit. Zogaj: Parimi i gazetarisë që...
Burimi:
ntv.al