“Po sulmon miqtë në Bruksel dhe po mbron Ballukun”/ Berisha akuza kryeministrit: Sulmet e Ramaduros tregojnë se është..
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot me një video-postim duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, protestën e djeshme të opozitës, ndryshimet në qeveri, fjalimin e Ramës para grupit të PS dhe në podkastin “Flasim”. Ai e akuzoi kreun e qeverisë se “është skllav i Lubisë”, të cilën po e mbron për vjedhjet e miliona eurove, teksa rrugët po shemben anembanë Shqipërisë dhe juglindja e vendit është izoluar prej ditësh. Berisha vuri në dukje edhe faktin se Rama ka nisur të sulmojë miqtë ndërkombëtarë të Shqipërisë në Bruksel, si rasti i Gjermanisë. “Në ekspozenë e tij, ai fshehu denoncimin që iu bë Shqipërisë në Bruksel, qoftë në Parlamentin Europian, qoftë në raportin e miratuar nga zyrtarët e lartë të Komisionit Europian....
Burimi:
sot.com.al