“Po pse, keq me fal avionin Edi Ramës jemi ne?”/ Reagon ashpër Shehi: Bëhesh mik, bëhesh edhe krushk

“Po pse, keq me fal avionin Edi Ramës jemi ne?”/ Reagon ashpër Shehi: Bëhesh mik, bëhesh edhe krushk

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së, i ftuar në një studio televizive deklaroi se avioni që i fali Shqipërisë shteti turk “nuk i zgjidh hallet” e vendit. “Sa herë këtu ambasadorët bëjnë një letër në favor të qeverisë, e bëjnë me dy qëllime. Shpeshherë që vendi të mos afektohet si me thënë nga e keqja, të ketë shpresë, të ketë besim për të ardhmen; shpeshherë sepse dhe ato vetë janë të përzier në raportet me qeverinë. Është një histori që ndodh me vendet e vogla. Rezultantja është që ne duhet të jemi në një linjë me to. Ndryshe, kemi shumë më pak hapësira. Pastaj, a do na mbështesin të huajt për këtë punë? Sidomos amerikanët. Varet dhe me raportin që është Amerika me Europën sot. Varet...