“Po prishen provat”/ Reagon Logu: Zvarritja e çështjes ‘Balluku’ i shërben Ramës dhe zëvendëses së tij

“Po prishen provat”/ Reagon Logu: Zvarritja e çështjes ‘Balluku’ i shërben Ramës dhe zëvendëses së tij

Marash Logu, përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi i Shqipërisë po zvarrit çështjen “Balluku”. I ftuar në një studio televizive, Logu tha se në rastin e Veliajt, Gjykata Kushtetuese u shpreh shumë shpejt me një vendim, ndërsa deklaroi se thuajse është e njëjta çështje. Sipas Logut, çështja aktuale nuk është e komplikuar dhe zvarritja nga Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi krijon dyshime për një koordinim të qëllimshëm për shtyrjen e saj. “Dihet se kujt i shërben kjo zvarritje, Ramës dhe Ballukut,” u shpreh ai. Logu theksoi se kjo qasje e Gjykatës Kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi garancinë dhe pavarësinë e saj. Ai sqaroi se trupa e gjykatës mbyllet në dhomë këshillimi, ku secili anëtar shpreh qëndrimin dhe më pas votohet,...