“Po përpiqet të mbijetojë”/ Salianji ‘shuplakë’ Berishës, Mërtiri: Kreu i PD-së është i shqetësuar dhe i pafuqishëm

“Po përpiqet të mbijetojë”/ Salianji ‘shuplakë’ Berishës, Mërtiri: Kreu i PD-së është i shqetësuar dhe i pafuqishëm

Ish-deputeti Ervin Salianji, një ditë më parë mbajti në Korçë takimin e radhës me demokratët ku pati mesazhe të forta kundrejt lidershipit të Partisë Demokratike, por edhe kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me këtë takim të mbajtur ku salla u mbush plot, analisti Ergys Mërtiri përmes një lidhje të drejtpërdrejtë tha se prania e shumë demokratëve dje në atë sallë nuk ishtë ndonjë surprizë. Sipas tij demokratët janë të mërzitur dhe të pakënaqur me realitetin ku partia ndodhet. “Prania është një gjë shumë e rëndësishme, por nuk është ndonjë surprizë, pasi tanimë dihet se brenda PD ka një pakënaqësi të thellë. Demokratët janë të mërzitur janë të lodhur dhe nuk e pranojnë realitetin politik ku ndodhen. Të gjithë në PD edhe vetë njerëzit më të...