‘Po përdoreni si kukulla’, Berisha – socialistëve: Avoketërit e Lubisë para të huajve e kyçin gojën, rrinë si pula

‘Po përdoreni si kukulla’, Berisha – socialistëve: Avoketërit e Lubisë para të huajve e kyçin gojën, rrinë si pula

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori fjalën në Kuvend dhe iu drejtua deputetëve socialistë duke iu thënë se po përdoren si kukulla për çështjen e Belinda Ballukut, për ta mbrojtur atë nga kërkesa e SPAK. “Jeni të gatshëm të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para shqiptarëv si hajduti kryesor në historinë e kombit. Po përdoreni ju si lolo, si kukulla të vërteta. Ai po iu keqpërdor në shkallën m ekstreme. Ja tu them unë se këta avoketërit e Lubisë në sallë e kyçin gojën para të huajve, rrinë si pula kurse këtu iu nxisin ju drejt një krimi të vërtetë.”, tha Berisha.