“Po përdor Ballukun si mburojë”,Berisha shpërthen ndaj Ramës: Vendimin që s’i leverdis, i mban peng në Fletoren Zyrtare

“Po përdor Ballukun si mburojë”,Berisha shpërthen ndaj Ramës: Vendimin që s’i leverdis, i mban peng në Fletoren Zyrtare

Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po bllokon shpalljen në Fletoren Zyrtare të vendimit më të fundit (4 me 4) të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi kërkesën e kreut të qeverisë në lidhje me ankimimin e depozituar për kompetencat e pezullimit të një anëtari të kabinetit. Vendimi i Kushtetueses la në fuqi atë të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, aktualisht nën akuzë dhe e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe. Berisha nënvizon me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, se Rama po e bllokon shpalljen e vendimit pasi ishte në disfavor të tij, sepse vendimin e muajit dhjetor që e kishte në favor, e botoi brenda orës në Fletoren...