“Po ndërtojnë Republikën e të korruptuarve”/ Tabaku: Transparencë të plotë mbi 500 milionë euro tenderat e AKSHI-t

“Po ndërtojnë Republikën e të korruptuarve”/ Tabaku: Transparencë të plotë mbi 500 milionë euro tenderat e AKSHI-t

Në vijim të debatit për projektligjin e Qeverisjes Elektronike në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e thelloi kritikën e saj duke ngritur dy çështje thelbësore: mungesën e auditimit në AKSHI dhe kalimin e infrastrukturës kritike në një strukturë me elementë privatë. Tabaku theksoi se, pavarësisht hetimeve dhe akuzave të ngritura për tenderat e teknologjisë, nuk ka pasur asnjë auditim të plotë e të pavarur mbi mënyrën si janë shpenzuar fondet publike. Sipas saj, përpara se të krijohen struktura të reja apo të zhvendosen kompetenca, duhet të bëhet transparencë e plotë mbi 500 milionë euro të menaxhuara ndër vite. “Ato tendera 500 milionë euro që jepte AKSHI, që deri dje – ashtu siç thotë edhe SPAK – janë dhënë nga një grup...