“Po na vjedhin çdo ditë”, Lapaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni në protestën e 31 janarit
Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar, gjatë një lidhjeje live në Facebook, përpara Kryeministrisë. Lapaj u ndal te problemi i trafikut në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nga pasojat më të dukshme të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë. Sipas tij, qytetarët humbasin çdo ditë kohë, para dhe energji për shkak të bllokimeve të vazhdueshme në rrugë. “Më thoni ju që jeni nga Tirana: sa kohë ju merr trafiku çdo ditë?A është normale kjo që po ndodh me trafikun?Si e përballoni ju lëvizshmërinë gjatë ditës? Për këtë arsye njerëzit duhet të mbajnë një qëndrim, sepse ju harxhoni para nga karburanti që digjni, harxhoni para për kohën që qëndroni në...
Burimi:
sot.com.al