“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private
Situata e brendshme në Partinë Demokratike dhe gara për kryetarin e ri në muajin prill kanë hapur një debat mbi rregullat e lojës dhe demokracinë e brendshme. Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe ish-deputeti Ervin Salianji, ka lëshuar kritika të forta ndaj lidershipit aktual, duke theksuar se ruajtja e status quo-së brenda opozitës i shërben vetëm kundërshtarit politik, Edi Ramës. Gjatë një analize në emisionin “Trialog” në RTSH, Salianji shprehu shqetësimin se dy forcat kryesore politike në vend po rrezikojnë të trajtohen si feude personale, ndërsa bëri thirrje urgjente për respektimin e Statutit të PD-së dhe lejimin e një gare të ndershme e pa përjashtime. Salianji argumentoi se mosndryshimi i Partisë Demokratike është një kartë që Kryeministri Rama e përdor në avantazhin e tij. “PD...
Burimi:
javanews.al