‘Po falni pronat e ushtrisë te Ron Yeffet, i hetuar nga NATO’, Blushi: Korrupsioni po cënon sigurinë kombëtare
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes po zhvillon sot mbledhjen e tij, ku po shqyrtohet projektligji “Për importin, eksportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, komponentëve kryesorë të tyre dhe municioneve”. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Gjatë diskutimeve mbi draftin, reagime të ashpra erdhën nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili akuzoi ministrin se po u fal pronat e ushtrisë një individi që është nën hetim nga NATO, Ron Yeffet. Deklarata e Tedi Blushit: Kam disa cështje për të cilat besoj se interesi publik është i shtuar, nisur dhe nga fakti që ish-krahu i djathtë i Edi Ramës, Z. Ahmetaj, ka bërë disa denoncime shumë serioze, në kuadër të denoncimeve të tij prej...
Burimi:
sot.com.al