“Po e çon vendin drejt krizës”, Kthupi godet Ramën: Drejtësia nuk është pronë e pushtetit
Avokati Rezart Kthupi, në një intervistë në një emision televiziv foli për drejtësinë e re, dhe se çfarë pritet prej strukturës së posaçme gjatë këtij viti. Gjatë intervistës, Kthupi u shpreh se arkitektura e sistemit të drejtësisë nuk duhet të preket. “Mënyra se si funksionon sistemi i drejtësisë, është arkitektura, pra si zgjidhen si plotësohen vakancat, pjesa tjetër e legjislacionin është ana tjetër e medaljes. Por shqetësuese është nëse do të shkohet drejt prekjes së arkitekturës. Arkitektura e sistemit të drejtësisë nuk duhet të preket”, tha ai. Gjithashtu gjatë intervistës Kthupi tha se është urgjente që të zgjidhet çështje e dosjeve të prapambetura, ndërsa shtoi se legjislacioni duhet të rishikohet. “Ne duhet të zgjidhim në mënyrë urgjente dosjet e prapambetura. Sot që flasim Gjykata e...
Burimi:
sot.com.al