Po dridhja cigaren kur u godita/ Strazimiri: Në protestë u shenjestruan drejtuesit e opozitës

Po dridhja cigaren kur u godita/ Strazimiri: Në protestë u shenjestruan drejtuesit e opozitës

Gent Strazimiri, deputet i Partisë Demokratike deklaroi se reagimi i policisë “ishte i tepruar” dhe shtoi se liderët e opozitës “u targetuan që në fillim”. “Unë vetë personalisht jam goditur në trup nga këto predhat e gazit, në momentin që zoti Berisha zbriti nga podiumi. Ne ishim te skena, larg atyre që po godisnin Kryeministrinë. Kështu që, ishin goditje të targetuara ndaj deputetëve. Unë po ju dëshmoj: unë jam goditur duke qëndruar. Unë në atë moment, në fakt, jo vetëm që thjesht po qëndroja, por po dridhja edhe një cigare. Nëqoftëse janë provokuar nga fakti që unë po dridhja një cigare… Isha larg, siç ju thashë. Ishim larg personave që, nga pikëpamja ligjore, do të duhej të neutralizoheshin apo të izoloheshin. Kështu që unë mendoj...