‘Po censurohet media’, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

‘Po censurohet media’, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Gardës së Republikës, të cilët po pengojnë gazetarët të marrin pjesë në konferenca, intervista dhe takime me deputetët e opozitës në ambientet e Kuvendit. Përmes një statusi publik, Zhupa e cilëson këtë praktikë si një shkelje të hapur të parimeve themelore të një shteti demokratik, duke theksuar se me këto veprime po cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta, si dhe e drejta e publikut për t’u informuar. Deputetja demokrate nënvizon se deputetëve të opozitës nuk mund t’u kufizohet e drejta për të komunikuar me median në ambientet e tyre të punës dhe se asnjë institucion nuk ka të drejtë të heshtë gazetarët. Reagimi i plotë: Dënoj me forcë...