“Po bllokohet SPAK-u”/ Bardhi akuza të forta ndaj Ramës: Zvarritja me qëllim Kuvend-Kushtetuese

“Po bllokohet SPAK-u”/ Bardhi akuza të forta ndaj Ramës: Zvarritja me qëllim Kuvend-Kushtetuese

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të marrë më shumë kohë për çështjen “Balluku”, si dhe shtyrjen pa afat të mbledhjes së Këshillit të Mandatave. “Zvarritja e çështjes Balluku, si në Parlament ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është rastësi, por një operacion i koordinuar politik për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur korrupsionin në majë të pushtetit. Mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur zvarritjen si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Të njëjtën strategji ka ndjekur edhe Gjykata Kushtetuese, e cila dje shtyu pa afat vendimmarrjen për të pandehurën Belinda Balluku”, tha Bardhi. “Sot, Kuvendi i Shqipërisë ka vijuar të njëjtën linjë: është shtyrë, pa asnjë arsye të ligjshme, mbledhja e Këshillit...