‘Po bashkëpunon me aleatin e Putinit’, Berisha: Presidenti serb lidhje me ‘Ujkun e bardhë’, Edi me Agasin
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, komentoi editorialin e përbashkët të publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Këta të fundit propozuan idenë e një integrimi të përshpejtuar të vendeve kandidate të përgatitura në tregun e brendshëm të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa cenuar balancën ekzistuese institucionale të Unionit. Pra, pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse. Berisha e cilësoi bashkëpunimin e Ramës me Vuçiçin si rikthim te ‘Ballkani i Hapur’, e cila shkatërroi përfundimisht bujqësinë dhe ekonominë shqiptare. “Shkroi bashkë me argatin e tij Vuçic një editorial në një gazetë gjermane. Çfarë kërkonin dy kryetarët e organizatave më të rrezikshme kriminale në...
Burimi:
sot.com.al