Plumbi del me plumb/ Arben Malaj-Socialistëve: I kërkoni Edi Ramës të japë dorëheqjen

Plumbi del me plumb/ Arben Malaj-Socialistëve: I kërkoni Edi Ramës të japë dorëheqjen

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, u bëri thirrje publike socialistëve që në mbledhjen e së enjtes të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste për çështjen “Balluku” të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Malaj deklaroi se kjo është një mundësi e artë për socialistët që, sipas tij, vendosin Shqipërinë mbi interesat partiake. Ai tha se mbledhja e nesërme mund të shërbejë si një moment reflektimi, duke e krahasuar me periudhën e vitit 2005, kur Partia Socialiste përjetoi ndryshime të rëndësishme të brendshme. Sipas Malajt, zhvillimet e fundit politike dhe mesazhet nga institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian tregojnë qartë se çdo cenim apo pengim i drejtësisë është i papranueshëm dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të...