“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

A2CNN ka zbardhur disa nga deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë seancës në themel që po zhvillohet ndaj tij. Në fjalën e tij para gjykatës, Veliaj theksoi se nuk kërkon mëshirë dhe se fokusi i tij është te puna e bërë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës. “Dua ta theksoj se nuk jam këtu për mëshirë, për dramën në familjen time. Dua të theksoj çfarë i solli kjo Bashkisë Tiranë,” u shpreh ai. Kryebashkiaku vuri në pikëpyetje edhe mënyrën se si është ndjekur çështja ndaj tij, duke deklaruar se është kallëzuar nga një person anonim. “Unë jam kallëzuar nga një anonim. Nesti Angoni nuk ekziston,” tha Veliaj, duke e cilësuar rastin si të pazakontë dhe të paprecedentë. Ai shtoi se gjatë procesit ka...