Plas skandali, Gërvalla akuzoi Ramën se po luan me Vuçiçin kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri…

Plas skandali, Gërvalla akuzoi Ramën se po luan me Vuçiçin kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri…

Kryeministri Edi Rama nuk ia ka falur dot ministres së drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, deklaratat e saj të ashpra kundër letrës së përbashkëtë të kryeministrit tonë me presidentin e Serbisë, ku të dy i kërkonin BE-së një anëtarësim pa të drejta të plota të dy vendeve në Union. Gërvalla, e cila në qeverinë e shkuar mbante postin e shefes së diplomacisë deklaroi për televizionin publik në Prishtinë se “qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë se, atëherë kur Vuçiçin Europa e mbështet me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë”. Sikur të mos mjaftohej me këtë ministrja e kabinetit Kurti vijoi: “Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa...