Plas sherri tek Ministria e Ekonomisë, tentativa për manipulim të ankandit të Marinës në Porto Palermo, zarfet e…

Plas sherri tek Ministria e Ekonomisë, tentativa për manipulim të ankandit të Marinës në Porto Palermo, zarfet e…

Një konflikt fizik është regjistruar ditën e martë në ambientet e Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, lidhur me procedurën e ankandit për objektet e Marinës në Porto Palermo, në Bashkia Himarë. Sipas njoftimit të bërë nga punonjës të ministrisë që kanë qenë dëshmitarë të situatës, një biznesmen është konfliktuar me punonjës të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për manipulimin e tenderit. Konflikti ka ardhur, sipas tyre, pasi Komisioni donte të favorizonte një ofertues tjetër që nuk plotësonte kriteret e ankandit. Paralelisht me ngjarjen, përveç sherrit një tjetër biznesmen ka vendosur që të depozitojë një kallëzim penal për “shpërdorim detyre”, “manipulim ankandi” dhe “shkelje të barazisë në procedurë publike” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me këtë...