“Plani i Berishës…”/ Lami: Protestat e PD kanë humbur forcën, vula e ‘non gratës’ mbetet

“Plani i Berishës…”/ Lami: Protestat e PD kanë humbur forcën, vula e ‘non gratës’ mbetet

Analisti Roland Lami tha se mesazhet e McAllister ishin kryesisht për të theksuar izolimin e liderit të PD-së, për shkak të statusit të non-gratës. Ai shtoi se protestat, duke u kthyer në qëllim në vetvete, kanë humbur forcën dhe se rinovimet e strukturave të PD-së pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e partisë. Lami theksoi se Berisha e di se radikalizimi i situatës mund të neutralizojë çështjet minore. “Mesazhet e McAllister ishin për qeverinë dhe opozitën, por kryesorja ishte që lideri i PD-së është i izoluar sepse vula e non-gratës mbetet. Në finishin e protestës së madhe nuk ishte lajm i mirë. Protesta, duke u kthyer në qëllim në vetvete, e ka humbur forcën; protestat janë mekanizma që përdorin partitë për të mobilizuar mbështetësit,...