PL: Të ketë transparencë dhe llogaridhënie për fondet e IPARD

PL: Të ketë transparencë dhe llogaridhënie për fondet e IPARD

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë dhe Ushqimit në Partinë e Lirisë (PL), Silvana Bajrami, ka kërkuar dje transparencë të plotë për fondet e IPARD. “Nuk është sqaruar ende se ku kanë përfunduar 33 milionë eurot e para të IPARD, fonde të destinuara për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë”, u shpreh Bajrami, duke theksuar se për këtë arsye Bashkimi Europian ka ndalur financimet. Ajo nënvizoi se fermerët po përballen me vështirësi serioze ekonomike dhe kërkoi veprim nga institucionet përgjegjëse. “Do të kërkojmë transparencë për çdo euro të IPARD, publikimin e përfituesve dhe përgjegjësi penale e politike për çdo zyrtar të përfshirë”, deklaroi kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë. gjatë një reagimi për mediat. Në përfundim, Bajrami theksoi se, mbështetja për fermerët dhe...