Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare
Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian, duke shënuar një progres të shpejtë në hapjen e kapitujve të negociatave. Gjatë një interviste në “Përballë Lajmit” me gazetarin Besard Jaçaj, Ministrja e Administratës dhe Antikorrupsionit, Adea Pirdeni, bëri të ditur se vendi ka arritur të hapë 33 kapituj në një kohë rekord, duke tejkaluar ritmet e vendeve të tjera aspirante. Sipas ministres Pirdeni, fokusi aktual mbetet te piketat e ndërmjetme, të cilat lidhen drejtpërdrejt me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, fuqizimin e kapaciteteve administrative. Aktualisht, qeveria shqiptare është në pritje të raportit vlerësues nga Komisioni Europian, i cili do t’u prezantohet 27 vendeve anëtare. Ky raport do të përcaktojë ecurinë e mëtejshme për mbylljen graduale të kapitujve, duke nisur nga...
Burimi:
javanews.al