Pezullimi nga detyrat e Ballukut, ja kush janë gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës (Emrat)

Pezullimi nga detyrat e Ballukut, ja kush janë gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës (Emrat)

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës për heqjen e masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi. NJOFTIM VENDIMMARRJEJE Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres...